Vetëm Ai (s.a.s) mund të ishte kështu…

 

Në shumë letra të dërguara tek guvernatorët e tij, Profeti a.s theksonte faktin që institucionet fetare nuk duhet të prekeshin. Në një letër të dërguar tek guvernatori i tij i vendosur pranë prijësve fetarë të Shën Katerinës në malin e Sinait ai shkruan:

“Ky është një mesazh nga Muhamed ibn Abdullah, si zotim ndaj atyre që praktikojnë krishterimin, afër dhe larg qofshim, ne jemi pranë tyre. Unë, shërbëtorët, ndihmësit dhe pasuesit e mi i mbrojmë ata, sepse të krishterët janë qytetarët e mi, dhe gëzojnë mbrojtje në emër të Zotit. Unë kundërshtoj çdo veprim që i fyen ata. Asnjë detyrim nuk ekziston mbi to. Gjykatësit e tyre nuk do të largohen nga detyra që mbajnë dhe murgjërit e tyre do të vazhdojnë të qëndrojnë në manastire. Asnjë musliman nuk do të shkatërrojë, dëmtojë apo marrë ndonjë gjë nga vendfaljet e tyre për ta dërguar në shtëpinë e tij. Nëse ndonjëri prej tyre bën diçka të tillë, atëherë ai ka shkelur marrëveshjen e pranuar nga Zoti dhe ka thyer urdhrin e Profetit të tij. Me të vërtetë, ata janë aleatët e mi dhe ne u ofrojmë siguri nga gjithçka që urrejnë. Askush nuk i shtrëngon të zhvendosen apo të marrin pjesë në luftime. Muslimanët duhet të luftojnë për to. Femrat e krishtera mund të martohem me muslimanë vetëm nëse shprehin pëlqimin e tyre. Gjithsesi, ato nuk mund të pengohen nga vizita e kishave. Kishat e tyre janë nën mbrojtjen tonë. Ata nuk i pengon askush t’i riparojnë ato apo të zbatojnë ritualet e shenjta sipas besimit të tyre. Asnjë pjesëtar i këtij umeti (komuniteti) nuk mund ta shkelë këtë marrëveshje deri në Ditën e Fundit.”

Burimi: profetimuhamed.info

Pin It