Kur’ani urdhëron: “Kërkoje vendin e përjetësisë me atë që të ka dhënë Allahu (duke e shpenzuar në udhën e Tij), por mos e harro as pjesën që të takon nga kjo botë!” [Surja Kasas, 77].
Po, duhet përgatitur për jetën e pasme duke i vlerësuar shëndetin, vitalitetin, pasurinë dhe mendjen të favorizuara nga Allahu, por duke mos e harruar edhe pjesën nga kjo botë! Ky është kriteri i Kur’anit. Po qe se ekuilibri botë-përjetësi do të rregullohej sipas këtij parimi, ndoshta nuk do të shkatërroheshim dhe merreshim nëpër këmbë gjer në këtë masë. Për këtë arsye, në ditët tona kur elementët materialë që tërheqin nga vetja, e pengojnë individin ta kujtojë Allahun, është e domosdoshme që, duke e zhvilluar çështjen e edukimit në familje, para së gjithash të përcaktohen specifikat që do të çonin në marrëveshje mbi parimet moralo-etike.