1. Supë krem patate
Përbërësit:
- 1 kokërr qepë
- 1 kokërr patate
- 30 gr gjalpë
- 45 ml vaj ulliri
- 1 lt lëng perimesh
- 150 ml pana
- 1 gr piper i kuq
- 15 gr kripë
- 2 gr piper i zi
Përgatitja:
1- Grini qepën hollë dhe lëreni mënjanë. Qëroni pataten, pastrojeni dhe grijeni në kubikë. Në një tigan hidhni gjalpë dhe vaj ulliri, shtoni qepën e grirë dhe kaurdiseni me një lugë druri derisa të ketë marrë një ngjyrë të artë.
2- Shtoni pataten e grirë në kubikë dhe skuqini së bashku. Shtoni lëngun e perimeve dhe lërini të ziejnë derisa patatja të jetë zbutur. Më pas kaloni patatet dhe lëngun me një garuzhde në blender. Supa do të jetë bërë kremoze.
3- Më pas hidheni sërish supën në tenxhere, shtoni panën, piperin e kuq, kripën dhe piperin e zi. Përzieni në mënyrë që erëzat të shpërndahen njëtrajtësisht.
4- Ju bëftë mirë!
2. Rizoto me pulë
Përbërësit:
300 gr fileto pule | |
150 gr oriz | |
300 ml lëng perimesh | |
50 gr djathë parmixhano | |
20 gr gjalpë | |
vaj ulliri | |
piper i zi |
Përgatitja:
1- Ndajmë gjoksin e pulës në kuba të vegjël, i kriposim i dhe piperosim, i skuqim me pak vaj ulliri.
2- Më pas shtojmë orizin, e skuqim për 1 minutë, më pas shtojmë lëngun e perimeve pak nga pak derisa orizi të zjehet, duke e përzier vazhdimisht.
3- Në fund shtojmë gjalpin dhe djathin permezan, i përziejmë mbi zjarr derisa të shkrihen.
4- Rizoton me pulë e shërbejmë me pak majdanoz.
5- Ju bëftë mirë!
3. Sallatë me karrota
Përbërësit:
1 kg karrota | |
2 copa hudhër | |
kos dhe dy lugë majonezë | |
kripë | |
vaj ulliri |
Përgatitja:
1- Karrotën e grini në rende dhe e skuqni në tigan bashkë me hudhërat e prera imët me vaj ulliri derisa karrotat të fillojnë të zbuten,
2- Përbërjen e vendosim në një tas të madh për t’u servirur dhe i shtojmë kosin (derisa te mbulohen) dhe dy lugë majonezë,
3- Pastaj hedhim kripë sipas dëshirës.
4- Ju bëftë mirë!
4. Sallatë frutash me akullore
Përbërësit:
1 banane | |
12 luleshtrydhe | |
2 kivi | |
1 ananas | |
1 mango | |
1 lugë lëng limoni |
|
150 gr akullore me limon | |
150 gr akullore me kajsi |
Përgatitja:
1- Përzieni bananën, luleshtrydhet, kivin, ananasin, mangon në një tas të madh.
2- Lagini me lëng limoni, trazojeni dhe shpërndajini frutat nëpër kupa të veçanta.
3- Plotësojini me një topth akullore të secilës shije dhe shërbeni.
4- Ju bëftë mirë!