Disa këshilla që duhet t’i kemi parasysh në Syfyr dhe Iftar

Syfyri

Syfyri duhet të përfshijë një vakt të shëndetshëm që siguron energji afatgjatë gjatë gjithë ditës. Ushqimet që ofrojnë energji afatgjatë janë karbohidratet komplekse dhe ushqime me fibra të lartë.

Karbidratet komplekse janë ushqime që janë të pasura me energji, por e lëshojnë këtë energji ngadalë gjatë gjithë ditës. Për shembull tërshëra, fasulet dhe orizi. Duhet të mos mungojnë ushqimet që janë të pasura me fibra dhe gjithashtu treten ngadalë si frutat (të freskëta dhe të paqëruara) dhe perimet. Gjithashtu mos harroni lëngjet me rëndësi të madhe pasi ekuilibrojnë nivelin e ujit dhe kripës në trup. Uji dhe lëngjet me vitamina – si lëngje frutash të freskëta – duhet të zëvendësojnë pijet me kafeinë.

Kafeina, çaj dhe kafe, janë diuretik dhe nxisin humbjen më të shpejtë të ujit përmes urinimit, gjë që mund të çojë në dehidratim.

Iftari

Është e zakonshme që muslimanët të çelin agjërimin e tyre me hurma dhe ujë. Kjo ndihmon në rikthimin e niveleve të sheqerit dhe kripës në trup. Ajo gjithashtu rihidraton trupin.

Përfitimet e hurmave janë:

-E lehtë për t’u tretur,
-Zvogëlon ndjenjën e urisë, duke mos lejuar tejngopje,
-Përgatit stomakun për të marrë ushqim pas shumë orësh të agjërimit,
-Janë të pasura me sheqer dhe energji, duke i rikthyer trupit vlerat ushqyese,
-Parandalon kapsllëkun si pasojë e kohëve të ndryshuara të ushqimit, etj.

Ushqimet që duhen shmangur:

-Ushqime të skuqura si mish i skuqur, pulë e skuqur, patate të skuqura etj.,
-Sheqeri i lartë dhe ushqimet me yndyrë të lartë dhe te pashëndetshme si fast-food etj.

Alternativa të ushqimeve të shëndetshme:

-Mish i pjekur, role të pjekura, patate të pjekura në furrë,
-Ushqime të gatuara në zgarë, si produktet e mishit apo edhe perime, karbohidrate, fruta perime, lengje frutash etj.

Ushqimi i ekuilibruar dhe marrja e lëngjeve është e rëndësishme midis periudhave të agjërimit. Për të parandaluar shkatërrimin e muskujve, ushqimi duhet të përmbajë nivele adekuate të ushqimeve të pasura me energji, duke përfshirë karbohidratet dhe një pjesë të yndyrës. Prandaj një dietë e ekuilibruar me sasi të mjaftueshme të ushqyesve, kripërave dhe ujit është me rëndësi jetike. Të ushqyerit mirë gjatë periudhës një mujore të Ramazanit, mund të ndihmojë për të përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe për të ruajtur atë stil të ngrëni, duke e bërë atë një mënyrë jetese që mund të vazhdojë edhe pas kalimit të agjërimit.

Pin It