Çfarë të gatuaj sot për iftar?/ Receta Ramazani

1. Supë krem patate

Përbërësit:

  • 1 kokërr qepë
  • 1 kokërr patate
  • 30 gr gjalpë
  • 45 ml vaj ulliri
  • 1 lt lëng perimesh
  • 150 ml pana
  • 1 gr piper i kuq
  • 15 gr kripë
  • 2 gr piper i zi

Përgatitja:

1- Grini qepën hollë dhe lëreni mënjanë. Qëroni pataten, pastrojeni dhe grijeni në kubikë. Në një tigan hidhni gjalpë dhe vaj ulliri, shtoni qepën e grirë dhe kaurdiseni me një lugë druri derisa të ketë marrë një ngjyrë të artë.

2- Shtoni pataten e grirë në kubikë dhe skuqini së bashku. Shtoni lëngun e perimeve dhe lërini të ziejnë derisa patatja të jetë zbutur. Më pas kaloni patatet dhe lëngun me një garuzhde në blender. Supa do të jetë bërë kremoze.

3- Më pas hidheni sërish supën në tenxhere, shtoni panën, piperin e kuq, kripën dhe piperin e zi. Përzieni në mënyrë që erëzat të shpërndahen njëtrajtësisht.

4- Ju bëftë mirë!

2. Rizoto me pulë

Përbërësit:

300 gr fileto pule
150 gr oriz
300 ml lëng perimesh
50 gr djathë parmixhano
20 gr gjalpë
vaj ulliri
piper i zi

Përgatitja:

1- Ndajmë gjoksin e pulës në kuba të vegjël, i kriposim i dhe piperosim, i skuqim me pak vaj ulliri.

2- Më pas shtojmë orizin, e skuqim për 1 minutë, më pas shtojmë lëngun e perimeve pak nga pak derisa orizi të zjehet, duke e përzier vazhdimisht.

3- Në fund shtojmë gjalpin dhe djathin permezan, i përziejmë mbi zjarr derisa të shkrihen.

4- Rizoton me pulë e shërbejmë me pak majdanoz.

5- Ju bëftë mirë!

3. Sallatë me karrota

Përbërësit:

1 kg karrota
2 copa hudhër
kos dhe dy lugë majonezë
kripë
vaj ulliri

Përgatitja:

1- Karrotën e grini në rende dhe e skuqni në tigan bashkë me hudhërat e prera imët me vaj ulliri derisa karrotat të fillojnë të zbuten,

2- Përbërjen e vendosim në një tas të madh për t’u servirur dhe i shtojmë kosin (derisa te mbulohen) dhe dy lugë majonezë,

3- Pastaj hedhim kripë sipas dëshirës.

4- Ju bëftë mirë!

4. Sallatë frutash me akullore

Përbërësit:

1 banane
12 luleshtrydhe
2 kivi
1 ananas
1 mango
1 lugë lëng limoni
150 gr akullore me limon
150 gr akullore me kajsi

Përgatitja:

1- Përzieni bananën, luleshtrydhet, kivin, ananasin, mangon në një tas të madh.

2- Lagini me lëng limoni, trazojeni dhe shpërndajini frutat nëpër kupa të veçanta.

3- Plotësojini me një topth akullore të secilës shije dhe shërbeni.

4- Ju bëftë mirë!

Pin It