Kalendari historik: 16 maj

16 Maji është dita e 136 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 229 ditë.

Ngjarje

1165 – Rambam dhe familja e tij mbërrijnë në Palestinë, pas ikjes nga Kordova e Spanjës. Rambam është akronim për Rabinin Moisiu ben Maimon (1135-1204), i njohur si mbledhës dhe kodifikues i Toras hebraike. Më vonë ai iu përkushtua mjekësisë dhe arriti të bëhej mjeku personal i  Sulltan Saladinit.

1804 – Paris; Senati dhe Dhoma e përfaqësuesve e shpallin Napoleonin udhëheqës të Francës.

1868 – Për mungesë të një vote më shumë, Senati amerikan nuk mundi të shkarkojë presidentin Andrew Johnson.

1881 – Tramvaji i parë elektrik në botë fillon shërbimin në Lichterfelder, afër Berlinit.

1929 – Hollywwod; Për herë të parë ndahen Çmimet e Akademisë në kinematografi. Charlie Chaplin merr Çmimin e Nderit. Titulli Oscar për këtë çmim nuk do të shpikej deri në vitin 1931, kur dikush e quajti statujën Oskar, pasi i ngjante një personi me të njëjtin emër.  Në ceremoninë e pare (1929) morrën pjesë 270 njerëz dhe prezantimi zgjati  vetëm 15 minuta. Kjo është ceremonia e vetme e çmimeve të Akademisë që nuk është transmetuar as në radio e as në televizion.

1931 – Lindi Peter Levi; poet, shkrimtar, arkeolog, akademik anglez. Shkroi biografi të Horacit, Virgjilit dhe Edward Learit. Udhëtoi në Greqi, Maqedoni dhe nëpër Afganistan, duke kërkuar gjurmët e Aleksandrit të madh. Në vitin 1988, shpalli se në Bibliotekën Huntington në San Marino, Kaliforni, kishte zbuluar një poemë anonime, që sipas tij, shkruar nga Shekspiri – shumë kritikë e kundërshtuan. Levi vdiq në vitin 2000.

Lindje

1931 – Peter Levi, shkencëtar dhe shkrimtar britanez

1951 – Claudio Baglioni, këngëtar italian

1953 – Pierce Brosnan, aktor irlandez

1974 – Laura Pausini, këngëtare italiane

1977 – Emiliana Torrini, këngëtare islandeze

1986 – Megan Fox, aktore amerikane

Vdekje

1926 – Mehmed i VI, sulltan osman

1978 – Rexhep Elmazi, patriot dhe shkrimtar shqiptar

Pin It