Parashikimi i motit, e hënë 14 maj 2018

Zonat veriore paraqiten me vranësira dhe shira të herë pas hershëm, ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë Qendra dhe zonat Jugore. Gjatë pjesës së dytë të ditës pritet që shirat të përfshijnë gradualisht të gjithë territorin kushte që mbeten prezent edhe gjatë natës në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit por rënie të ndjeshme sjellin orët e mesditës duke ulur maksimumin territorial në 23- 24°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi mbi 40 km/h nga Jugu dhe Jugperëndimi ndërsa në det krijohet dallgëzimi 3 ballë.

Pin It