Shtatë perlat e Ramazanit

Perla e parë: Ramazani është muaji i mëshirës. Profeti a.s ka thenë: “Mjerë për atë që e gjen Ramazani dhe e lë atë pa kërkuar falje.”

Perla e dytë: Ramazani është muaji i agjërimit. “Kushdo që ha në një ditë të Ramazanit, pa ndonjë arsye serioze, nuk do të ketë mundësi ta kompensojë këtë ditë edhe nëse agjëron gjithë jetën.”

Perla e tretë: Syfyri. Profeti a.s ka thënë: “Me të vërtetë që Allahu dërgon mëshirë mbi atë që ha ose pi diçka në syfyr”.

Perla e katërt: Kur’ani. Profeti a.s ka thënë: “Zemrat ndryshken ashtu sikundër uji ndryshk hekurin. Përkujtimi I shpeshtë i vdekjes apo leximi i Kur’anit i pastron ato”. Ai gjithashtu ka thënë se në Ramazan, për çdo shkronjë të Kuranit, fitohen 10 shpërblime.

Perla e pestë: Namazi i teravive

Profeti a.s ka thënë: “Allahu e bëri agjërimin farz ditën dhe namazin e teravisë sunet gjatë natës”.

Perla e gjashtë: Itikafi (tërheqja për të bërë adhurim në xhami në 10 ditët e fundit)

Profeti a.s ka kryer itikaf në 10 ditët e fundit të çdo Ramazani, derisa ndërroi jetë.

Perla e shtatë: Nata e Kadrit

Zoti thotë në Kur’an: Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj”.

Pin It