1. Supë me thjerrëza

Përbërësit:
- 1/2 gotë uji thjerrëza të kuqe
 - 1 lugë gjelle gjalp
 - 1 lugë gjelle miell
 - 1/2 lugë gjelle salcë
 - 1 qepë
 - 3 gota ujë
 - kripë
 - piper
 
Përgatitja:
1- Në një tenxhere mesatare hedhim gjalpin dhe pasi të ketë shkrirë i hedhim miellin dhe trazojmë. Pastaj shtojmë qepën e copëtuar dhe e lëmë derisa të marrë ngjyrë të artë.
2- Shtojmë thjerrëzat e kuqe dhe i skuqm bashkë me qepën. I hedhim dhe salcën dhe ujin.
3- Pasi të kenë zierë thjerrëzat i kalojmë në frulator dhe e rregullojmë shijen me kripë dhe piper.
4- Në pjatën e servirjes mund të vendosni dhe një fletë limoni sipas dëshirës dhe pak majdanoz.
5- Ju bëftë mirë!
2. Musaka me patëllxhan në furrë

Përbërësit:
- 3 patëllxhanë të mëdhenj
 - 250 gr mish të grirë
 - 1 kokërr qepë
 - 2 thelpinj hudhër
 - 3 kokrra domate
 - 2 speca jeshil
 - vaj ulliri
 - kripë
 - piper
 
Përgatitja:
1- Qërojmë patëllxhanët pjesë-pjesë, i copëtojmë në kuba të vegjël dhe i vendosim të skuqen në një tigan.
2- Ndërkohë në një tigan tjetër me 3 lugë gjelle vaj ulliri skuqim qepën e copëtuar imët me thelpinjtë e hudhrave dhe mishin e grirë duke i përzierë bashkë disa minuta.
3- Pasi të jenë skuqur, i hedhim dy domate dhe specat të copëtuara në kuba, duke i përzierë bashke dhe disa minuta te tjerë. I shtojmë kripë dhe piper.
4- Pastaj marrim një tavë mesatare dhe shtrojmë patëllxhanët e skuqur. Sipër tyre hedhim përbërjen me mish të grirë dhe vendosim domate të prera në feta rrethore.
5- I pjekim në furrë të ngrohur me 180 gradë për 15- 18 minuta.
6- Ju bëftë mirë!
3. Pilaf me pulë

Përbërësit:
- 1 gotë uji oriz
 - 1 gotë uji qiqra të ziera
 - 2 gota uji lëng pule
 - 1 kofshë pule
 - 1 lugë gjalpë
 - kripë
 - piper
 
Përgatitja:
1- Fillimisht ziejmë kofshën e pulës në një tenxhere duke e mbuluar me ujë tre gisht siper saj dhe e lëmë të ziejë derisa mishi të zbutet. Pastaj e heqim dhe e lëmë të ftohet.
2- Pastaj në një tenxhere tjetër shkrijmë gjalpin dhe hedhim në të orizin e larë mirë më parë dhe e skuqim për disa minuta, duke i shtuar më pas qiqrat dhe mishin e copëtuar me pirun të pulës. I përziejmë edhe për disa minuta të tjera dhe i hedhim dy gota e gjysmë me lëng pule, kripë dhe piper.
3- I ziejmë me zjarr të lartë derisa të përthithë pak ujin, pastaj e ulim zjarrin dhe e mbulojmë me kapak derisa të shterojë uji.
4- Për të pasur një pilaf sa më të shkrifët e mbulojmë me në copë, ose letër kuzhine dhe e mbulojmë me kapak për disa minuta.
5- Ju bëftë mirë!
4. Sallatë me rukola

Përbërësit:
- disa gjethe rukola
 - 4-5 domate qershi
 - 1 kastravec i vogël
 - 1 filxhan kafeje vaj ulliri
 - 2-3 lugë gjelle shurup shege
 - kripë
 
Përgatitja:
1- Pastrojmë rukolat. Pasi i vëmë në një enë me ujë dhe me pak uthull, i shpëlajmë mirë.
2- Kastravecin e qërojmë dhe e copëtojmë në copa të vogla.
3- Domatet qershi i ndajmë në dysh ose katërsh.
4- Vajin e ullirit, shurupin e shegës dhe pak kripë i përziejmë veçmas në një enë.
5- Në enën ku do të bëjmë sallatën, copëtojmë rukolat në madhësinë 1-2 gisht. Hedhim dhe domatet e kastravecin. Në fund i përziejmë.
6- Ju bëftë mirë!
5. Sufle me çokollatë dhe akullore

SONY DSC
Përbërësit:
- 120 gr çokollatë të zezë
 - 80 gr gjalpë
 - 80 gr sheqer
 - 20 gr miell
 - 2 vezë
 - Kakao pluhur për të lyer format ose miell
 - Gjalpë për të lyer format
 
Përgatitja:
1.Ndezim furrën në 180 gradë. Shkrijmë çokollatën me gjalpin në flakë të ulët, në banjëmari. E heqim nga zjarri, shtojmë sheqerin, e përziejmë mirë dhe e lëmë të vaket. Rrahim vezët me rrahësen e vezëve që përdoret me dorë dhe më pas shtojmë me anë të sitës miellin dhe çokollatën e vakët.
2. Lyejmë format me gjalpë e kakao pluhur. E ndajmë brumin me lugë nëpër forma duke mbushur ¾ e tyre. I pjekim për 12-20 minuta. Koha varet edhe nga furra, por e rëndësishme është të mos piqen shumë.
3. Konsumohen të nxehta, të shoqëruara me pak akullore.
Shënim: Shpesh, pasi ndaj brumin në forma, I ruaj të ngrira në frigorifer. Në momentin që dua t’I konsumoj, I fus direkt nga ngrirja në furrë të nxehtë, porn në këtë rast e zgjas kohën e pjekjes edhe 10 minta. Natyrisht, kjo varet edhe nga furra që keni.
					

