“Rri pezull mbi jetën dhe lehtë kupton, gjuhën e luleve dhe gjërat pafolur!”-Sharl Bodler

Lartësi

Mbi liqene, mbi lugina,

Maleve, pyjeve, reve, deteve,

Përtej diellit, përtej eterit,

Përtej kufijve të sferës së qiellit,

Shpirti çan me lehtësi,

Si notar mes valëve të larta

Udhën hap në hapësirën pakufi

Me gëzim të papërshkrueshëm.

Fluturon nga ky mjedis mbytës

Veten pastron mes ajrit qiellor,

Pi flakën eteriale të rajoneve të kthjellët

Si nektarin në banketin hyjnor.

Përtej dhembjeve dhe shqetësimeve

Që rëndojnë jetën dhe errësojnë vizionin tonë,

Lum ai që me krahë të fuqishëm

Ngrihet mbi këto fusha të ndritshme të qeta,

Ai, mendimet e të cilit si shqiponja

Mëngjeseve drejt qiellit arratiset

– Rri pezull mbi jetën dhe lehtë kupton

Gjuhën e luleve dhe gjërat pafolur!

Pin It