Dhe kuajt, zë u dhanë hapave tonë…

Si me mrekulli shkuam në tokat e largëta
Kënduam këngën tënde,
dhe dëgjuam historinë tënde
Çuditshëm do të fillojë,
Çuditshëm do të udhëtojë ky karvan
Kështu kishim dëgjuar…
Dhe kuajt, zë u dhanë hapave tonë
Zemrat e jetimeve nuk qeshin pa pika loti,
Ne derdhëm lot,
Jemi njerëz, na thyhet zemra
Kohë pak, brenga shumë
Të paktën koha e ka një pronar,
Ai na strehoi
Pranverën në dimër e kërkuam,
E shpresën në qiell
Thonë që dita zgjatet,
bëhet edhe 100 vjet,
Nuk u ndalëm…
Me të ecurën tënde,
zgjerohet shpirti ynë
Kur ti beson,
ne jetojmë ëndrrën.
Ty s’po të pyes për rrugën
Bashkudhëtar të më bëhesh
Këtë po të kërkoj…

Pin It