Dhjetë vendet më të varfra në Europë

Raporti

Shqipëria, e katërta: Vendi me pasuri të mëdha natyrore, që s’i përfitojnë qytetarët

poors

 

Shpesh, kur njerëzit të mendojnë për Europën, ata mendojnë majën e zhvillimit të shoqërisë: qytetet e bukura, kufijtë paqësorë dhe prosperitetin. Kështu shkruan “Gazette Review” në numrin e së shtunës. Megjithatë, si në të gjitha vendet e botës, Europa njeh luftëra dhe varfëri. Më poshtë është lista e dhjetë vendeve më të varfra në Europë sipas të ardhurave bruto kombëtare për frymë. Shifrat janë llogaritur nga të dhënat e përpiluara prej Bankës Botërore.

10. Rumania, të ardhurat mesatare 9520 USD

Vendi me qytetin e gjashtë më të madh në Bashkimin Europian dhe një nga lumenjtë më të bukur të të gjithë kontinentit. Kjo është pak e habitshme për të gjetur Rumaninë në këtë listë. Siç mund të përshkruhet, nuk është tmerrësisht e varfër. Produkti i Brendshëm Bruto është mbi 20 000 USD për frymë dhe ekonomia rumune ka qenë në ngritje që nga kriza botërore financiare e vitit 2008. Sigurisht, kur krahasohet me vete që nga 1985-a, mund të shihni se ka pasur me siguri ditë të shkëlqyera për këtë vend për sa i përket eksportit të mallrave dhe buxhetit kombëtar, por mbetet shumë për të bërë.

9. Bullgaria, të ardhurat mesatare 7620 USD

Edhe pse Bullgaria ka ndoshta monedhën më të fortë jo euro në Europën Lindore, faktin se gati një e katërta e popullsisë jeton në ose nën nivelin e varfërisë, e vendos këtë vend në numrin nëntë të tabelës së varfërisë. Kjo varfëri e shfrenuar, e cila shpesh nuk është raportuar drejt, rezulton të jetë pasojë e një sistemi të korruptuar politik dhe e një pranie të ndërlikuar e të fuqishme të krimit të organizuar. Ndryshe nga shumë prej kombeve në këtë listë, gjeneratori kryesor ekonomik nuk është bujqësia, por prodhimi i energjisë dhe metalurgjia, të cilat sigurojnë një ecuri të qëndrueshme për stabilitetin financiar, nëse menaxhohet siç duhet.

8. Mali i Zi, të ardhurat mesatare 7320 USD

I quajtur shpesh si një shesh lojërash për të pasurit dhe të famshmit, Mali i Zi po ta mendosh, të rezulton se nuk ka pasuri të mjaftueshme për të mbajtur veten. Shteti i krijuar nga shpërbërja e Jugosllavisë, ka vuajtur më shumë si rezultat i luftërave të afërta sesa ndonjë konflikt të brendshëm. Ky vend krenohet me vilat piktoreske, pamjet e mrekullueshme natyrore dhe për turistët e pasur, në kërkim për një shije të jetës së mirë, është një vend ideal për ta vizituar. Kështu, me rritjen e interesit nga aristokracia ruse dhe angleze në vitet e fundit, ekonomia (dhe çmimi për ta vizituar) ka ardhur në rritje.

7. Serbia, të ardhurat mesatare 5820 USD

Nga të gjitha vendet në këtë listë, Serbia duket se ka një perspektivë më të mirë. Me një të kaluar, ku u përfshi në ndarjen e dhunshme nga Jugosllavia dhe një tranzicion nga ekonomia komuniste drejt sistemit kapitalist, Serbia ka shumë të përbashkëta me vendet e tjera në këtë listë. Megjithatë, ndryshe nga të tjerët, Serbia ka qenë objekt i interesit nga shumë kompani të mëdha (të tilla si “Coca Cola”, “Nestle” dhe të çelikut nga SHBA) dhe në vitet e fundit shihet një përmirësim i qëndrueshëm në të dyja drejtimet: prodhimi ekonomik dhe një normë e ulur e papunësisë. Këto fakte çiftëzohen me një industri turistike, e cila ka qenë vazhdimisht në rritje, mund t’i provojë botës një ditë se fati i kombeve të bllokut lindor, si vende të varfërisë, nuk është i shkruar në gur për të gjithë, por mund të ndryshojë.

6. Maqedonia, të ardhurat mesatare 5150 USD

Për të mos u ngatërruar me vendlindjen e Aleksandrit të Madh (Maqedonia), ky vend nuk ka qenë i njohur si fuqi ekonomike. Gjatë bashkimit me shtetin sovjetik të Jugosllavisë, ky rajon llogaritet se prodhonte vetëm rreth 5% të të ardhurave totale kombëtare. Në ditët e sotme, kriza e borxhit global të vitit 2008 ka vazhduar të dëmtojë shanset e maqedonasve për të fituar një jetë më të begatë. Maqedonia ka një normë papunësie mesatarisht afër 30%. Për fat të mirë, këtij trendi mund t’i vijë fundi nëse do të ketë stabilitet të qeverisë së Maqedonisë, si dhe në një masë të madhe nga investimet e huaja, që janë kryesisht nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

5. Bosnja dhe Hercegovina, të ardhurat 4760 USD

Bosnja dhe Hercegovina mban dy emra, ajo gjithashtu ndan dy ngarkesa shumë të mëdha. Së pari, vendi ka qenë në një rrugë të gjatë drejt rimëkëmbjes nga shkatërrimi thuajse i plotë, pas ndarjes nga Jugosllavia, 25 vjet më parë. Me këtë ndarje, njerëzit në Bosnjë janë përpjekur për të kthyer ekonominë e tyre me atë të tregut të lirë, një ndryshim i madh që nga sistemi komunist që mbajti Josip Tito kur ishte në pushtet. Si rezultat i këtij ndikimi të kaluar, është luftuar për të thithur bizneset e huaja në vend dhe përmirësimin e kushteve, pavarësisht se Bosnja ka një bollëk të burimeve minerare të metaleve.

4. Shqipëria, të ardhurat mesatare 4450 USD

Shqipëria ka një numër mjaft të madh të burimeve natyrore, të tilla si, hekuri, kromi, bakri, naftë dhe gazi natyror, por duket se një pasuri e tillë nuk është përkthyer në të holla të mjaftueshme për qytetarët e saj. Ashtu si shumë prej vendeve në këtë listë, Shqipëria ende mbështetet në bujqësi për të punësuar një numër të madh të qytetarëve të saj. Për të rritur kreditimin e saj, Shqipëria duket se është në bisedime me organizata të tilla si Banka Botërore për të rishikuar praktikat bujqësore, ekonomike dhe mjedisore dhe shumë mirë vendi mund të jetë në rrugën e tij për të dalë jashtë kësaj liste në vitet e ardhshme.

3. Kosova, të ardhurat 3990 USD

Ajo që vjen si befasi, është Kosova që ka marrë vendin e tretë midis kombeve më të varfra në Europë. Që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008, Kosova me mund ka fituar ndonjë njohje si vend, prandaj nuk bëhet fjalë për mundësi investimi. Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të saj kombëtare është fituar nga emigrantët që dërgojnë prapa para të fituara në vendet më të zhvilluara, si Gjermania dhe Franca.

2. Ukrainë, të ardhurat mesatare 3560 USD

Ukrainës nuk i ka ecur fati kohët e fundit. Mes përplasjeve që lindën pas shprehjes së BE-së për mundësinë e anëtarësimit, humbjes së besimit te qeveria postrevolucionit Portokalli, si dhe ndërhyrjeve ruse, ka pasur pak mundësi për rritjen ekonomike. Kjo sigurisht që bëhet e vështirë, se Rusia ka aneksuar Krimenë, një rajon i cili ka qenë në mesin e destinacioneve kryesore turistike në të gjithë botën. Me Krimenë, Rusia gjithashtu mori një nga portet më të mëdha të tregtisë brenda vendit, Sevastapolin. Që qeveria e Ukrainës dhe populli i saj të fillojnë të gjejnë vendin që u përket në botë, është ende për t’u parë nëse ata do të vazhdojnë të mbeten në këtë listë.

1. Moldavia, të ardhurat mesatare 2560 USD

Të parën në listën tonë kemi vendin relativisht të ri, Moldavinë, e cila shpalli pavarësinë nga Rusia në vitin 1991. Pavarësisht se është një nga rajonet më të mira të prodhimit të verës, pas Francës, Moldavia sigurisht nuk mund të quhet një vend i luksit. Një shumicë e madhe e vendit mbështetet në një mënyrë jetese bujqësore për të mbajtur veten. Kjo sjell një të mirë pas, sepse pjesa më e bukur e Moldavisë ka mbetur e paprishur e mjaftueshme për të bërë kurioz dhe për të kaluar kufijtë e saj. Duhet të theksohet se ata që pëlqejnë turizmin aventuresk duhet ende të shmangin rajonin lindor të Pridnestria. Kjo është për shkak se ka pasur një kërcënim të vazhdueshëm të konfliktit me separatistët e mbështetur nga Rusia, një çështje e përbashkët me fqinjin e saj, Ukrainën.

Pin It