Napoli barazon me Milanin, mbetet pas Juventusit (VIDEO)

milan(5)

Napoli dhe Milan kanë barazuar në 1:1 në derbin e javës në Serie A.

Napoli nuk ka arritur më shumë se sa një barazi 1:1 me Mialnin, duke dështuar që të kthej pozitën e parë në Serie A.

Napoli ishte skuadër dominuese në shumicën e ndeshjes, por që në fund nuk ka arritur të shënoj fitore.

Vendësit kaluan të parët në epërsi me anë të Insigne, i cili shënoi një gol të bukur pas një devijimi të mbrojtësit Abate.

Por, Milan arriti që shumë shpejtë të barazonte rezultatin në 1:1, me golin e shënuar nga Jack Bonaventura.

Pas këtij barazimi, Napoli mbetet në vendin e dytë me 57 pikë, 1 më pak se sa Juventus në vendin e parë, ndërsa Milan mbetet në vendin e 6 me 44 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=LOL78Xvik-k

https://www.youtube.com/watch?v=x9r90GM1iz4

Pin It