Bie ndjeshëm numri i të huajve që studiojnë në Shqipëri

Në raportin e fundit të publikuar nga Instituti i Statistikave mbi të huajt që zgjedhin të jetojnë në Shqipëri për arsye punësimi, studimi apo bashkimi familjar rezulton se për vitin që lamë pas numërohen vetëm 652 individë që zgjedhin vendin tonë për të studiuar.

Aktualisht në vendin tonë numërohen gjithsej 12.900 shtetas të huaj që kanë zgjedhur të jetojnë për të punuar e për të studiuar, për qëllime humanitare apo për t‘u bashkuar me familjarët që jetojnë në Shqipëri.

Po sipas këtij raporti, përqindjen më të lartë e zënë të huajt që kanë marrë leje qëndrimi për arsye punësimi, me rreth 6,334 individë apo sa 50% e totalit.

Në këtë raport rritja e vetme vërehet në përqindjen e atyre të huajve që zgjedhin Shqipërinë për arsye humanitare, me rreth 2381 shtetas apo rreth 18% e totalit.

Në raportin e mëposhtëm do të gjeni përqindjet dhe arsyet përkatëse për 10 vitet e kaluara.

 

Pin It