Sipas MeteoAlb, Sot do të jemi në ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe me kthjellime e vranësira të shpeshta në zonat e ulta dhe malore, të cilat gjatë mesditës do të
sjellin rrebeshe shiu të izoluar veri-verilindje. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me kthjellime dhe vranësira ku më të dukshme do të jenë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37 °C.
Era do fryjë mesatare me shpejtesi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 3 ballë.