Kalendari historik: 26 Gusht

26 Gushti është dita e 238-të e kalendarit gregorian (dita e 239 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 127 ditë.

Ngjarje

1346- Një ushtri e vogël angleze prej 10 000 pjesëtarësh, nën drejtimin e Eduarit III, mposhti forcat superiore franceze të Filipit VI.

1896 -Revolucionarët armenë sulmuan bankën otomane në Kostandinopojë, duke provokuar kështu një betejë treditore, në të cilën vdiqën rreth 6 000 armenë.

1813-Pas një fitoreje të parë, francezët nën drejtimin e Marshal Mcdonald, u mposhtën nga prusianët nën drejtimin e gjeneral Bluecher-it në betejën e Katzbach.

1920 -U ratifikua Amendamenti i 19 i Kushtetutës amerikane, i cili u dha grave të drejtën për të votuar.

1999 -Më shumë se 60 000 brazilianë që kërkonin dorëheqjen e Presidentit Cardoso u grumbulluan para Kongresit, në protestën më të madhe në historinë e këtij vendi.
2002 -Parlamenti i Spanjës voton me shumicë dërrmuese për ndalimin e partisë politike baske, Batasuna, për shkak të mbështetjes që ajo i jep grupit me aktiv të gueriles të Evropës Perëndimore, ETA.

Lindje

1910 – Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për paqe (V. 1997).
1740 – Joseph Michel Montgolfier, shpikës francez. Ai dhe vëllai i tij, Jacques Etienne, shpikën ballonin me ajër më 1783.
1676 – Sir Robert Walpole, burrë shteti dhe politikan anglez. Kancelar i Ministrisë së Financave nën mbretërimin e George I, ai grupoi disa ministra rreth tij dhe u bë kështu kryeministri i parë anglez.

Pin It