Moti e hënë 26 Gusht 2019

Sipas MeteoAlb,  Sot do të jemi në ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe me kthjellime e vranësira të shpeshta në zonat e ulta dhe malore, të cilat gjatë mesditës do të

sjellin rrebeshe shiu të izoluar veri-verilindje. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me kthjellime dhe vranësira ku më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37 °C.

Era do fryjë mesatare me shpejtesi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Pin It