Kalendari historik: 16 qershor

363 – Perandori romak Julian u vë flakën anijeve të furnizimit në lumin Tigër për të mos i lënë të bien në duart e persianëve, ndërsa trupat e tij kishin filluar tërheqjen. Julian ishte perandor nga viti 361-363. Ai u bë Cezar i krahinave perëndimore të perandorisë me urdhër të Konstandinit të madh në vitin 355. Gjatë kësaj periudhe zhvilloi me sukses fushata kundër fiseve alamane dhe franke. Në vitin 360 në Lutetia (sot Paris), Juliani u shpall Augustus nga legjionet e tij – kjo e zemëroi Konstandinin dhe situata po shkallëzohej drejt një lufte civile. Papritur Konstandini vdiq, dhe Julian, si pasardhësi i tij i ligjshëm u bë perandor (Julian ishte nipi i Konstandinit të madh).

1784 – Holanda ndalon veshjet portokalli.

1816 – Lord Bajroni u lexon Fantasmagorinë katër të ftuarve të tij në Vilën Diodati, afër liqenit Gjeneva, ku banonte. Miqtë e ftuar ishin Percy Shelley, Mary Shelley, Claire Clairmont, dhe John Polidori. Bajron i sfidon ata për të shkruar një histori me fantazmë; dhe gara kulmoi me Mary Shelleyn që shkroi romanin Frankenstein; ndjekur nga John Polidori me tregimin e shkurtër, Vampyre; dhe me vetë Bajronin, i cili shkroi poemën Darkness (Errësirë):

1858 – Në Springfield, Illinois, gjatë fushatës për në Kongres, Abraham Lincoln mban  fjalimin e tij mbi ‘shtëpinë e përçarë’, ndërsa vendi ishte përfshirë në debate të ashpra lidhur me çështjen e skllavërisë:  “Një shtëpi e përçarë në vetvete nuk mund të qëndrojë..nuk mund të durojë, përgjithmonë, gjysmë rob dhe gjysmë e lirë. Nuk pres që Bashkimi të shpërbëhet – nuk pres që shtëpia të bjerë – por shpresoj se do të pushojë të jetë e ndarë. Kjo shtëpi ose do të bëhet një e vetme ose çdo gjë tjetër…”

1935 – Kongresi amerikan miraton “Marrëveshjen e re” të presidentit Federick Delano Roosevelt.

1973 – Leonid Brezhnev viziton SHBA-në.

1981 – Presidenti amerikan Ronald Reagan nderon me Medaljen e Artë të Kongresit, ish-ambasadorin e Kanadasë në Iran, Ken Taylor, për ndihmën që u dha 6 amerikanëve për të ikur nga Irani gjatë krizës së pengjeve të 1979-1981; Ken Taylor është shtetasi i parë i huaj i nderuar me këtë medalje amerikane.

1989 – Revolucionet e vitit 1989: Imre Nagy, ish-kryeministri hungarez, rivarroset në Budapest pas rënies së komunizmit në Hungari

Lindje

  • 1612 – Murati IV, sulltan osman
  • 1723 – Adam Smith, babai i Ekonomise Politike.
  • 1858 – Gustav V, mbret suedez 1907 – 1950
  • 1863 – Paul Vidal, kompozitor francez
  • 1867 – Konstantin D. Balmont, shkrimtar sovjet
  • 1890 – Sten Lorel, aktori i famshëm komik britanik, dhe gjysma e dyshës së famshme Laurel-Hardi
  • 1890 – Stan Laurel, aktor anglez
  • 1938 – Kemal Coco, letrar dhe gazetar boshnjak
  • 1948 – Ivo Komšić, politikan boshnjako-kroat
  • 1952 – Gino Vannelli, kengëtar kanadez
  • 1978 – Daniel Brühl, aktor gjerman
  • 1980 – Sibel Kekilli, aktore gjermane me prjardhje turke
Pin It