A e dini se pse është kjo vrimë e vogël në telefonin tuaj

Jetojmë në epokën e teknologjisë, kështu që secili prej nesh ka dëshirë të kenë një pajisje të mirë teknologjike dhe kur flasim për celularë, emri i parë që na vjen në mendje është iPhone.

Teknologjia e iPhone është shumë larg rivalëve të Apple – dhe një veçori mahnitëse teknologjike është edhe vrima e vogël afër kamerës së iPhone, të cilën ndoshta nuk e keni ditur se për çfarë shërben.

Sigurisht e keni vënë re vrimën e vogël afër kamerës, prapa celularit iPhone. Ajo vrimë është në fakt një mikrofon dytësor, por ky mikrofon nuk shërben për regjistrimin e zërit, por për reduktimin e zhurmës.

Kur flisni me dikë në celular, mund të ketë zhurma përreth, si automjete për shembull , të cilat e bëjnë komunikimin më të vështirë. Ky mikrofon shërben për të filtruar këto zhurma jashtë thirrjes, duke përdorur sistemin e avancuar të zërit në iPhone 5 dhe modelet pas tij.

 

Pin It