Faktorët që ndikojnë në dridhjen e duarve

Secilit prej nesh mund t’i ketë ndodhur t’i dridhen duart papritur gjatë një dite kur mendojmë se zotërojmë shëndet të plotë. Në këto raste natyrshëm mund të pyesim veten se cilët mund të jenë shkaqet e kësaj dukurie. Më poshtë do t’ju listojmë disa prej faktorëve që shkaktojnë këtë problem.

  1. Simptoma e sëmundjes

Dridhja mund të jetë shenja e parë e cila paralajmëron një sëmundje si e parkinsonit, e sklerozës etj. ose mund të jetë e lidhur me pengesat e metabolizmit siç është hiperdozimi.

  1. Ndikimi i faktorëve të jashtëm

Ndonjëherë dridhja shkaktohet edhe nga faktori i jashtëm, i cili në një farë mënyre e çrregullon drejtpeshimin organik, siç është rasti me sasinë e tepruar të kafesë ose elementëve të tjerë të cilët mund të shkaktojnë dridhjen.

  1. Faktori trashëgues

Dridhja mund të jetë edhe trashëguese, por ka raste kur edhe nuk manifestohet përderisa ndonjë faktor i jashtëm të mos nxisë gjendjen në një periudhë të caktuar si ndonjë situatë stresuese ose tendosje nervore.

  1. Dridhja e lidhur me karakterin

Sipas karakterit të individit shpeshherë mund të kemi ndikim te dridhjet e duarve. Janë të predispozuar ata njerëz, të cilët janë dukshëm të frikësuar , persona të cilët vuajnë nga sulmet e panikut ose edhe pengesa të tjera psikike.

  1. E përkohshme

Shfaqet në periudha të caktuara dhe atëherë është pasojë e gjendjes momentale psikologjike, periudhë kjo, e cila është e lidhur me një moment të caktuar të jetës. Dridhja e duarve kryesisht është pasojë e stresit, e tendosjes dhe mbi ngarkesës psikike.

 

Pin It