Studim: Disa ushqime zëvendësojnë ilaçet

 Pavarësisht kujdesit te secilit prej nesh për mirëqenien e organizmit tonë, sëmundjet janë një dukuri e pashmangshme. Kjo na detyron që shpeshherë të përdorim ilaçe të cilat përveç efekteve anësore, mund të krijojnë varësi dhe të humbasin efektin e tyre. Lind pyetja, a ka ndonjë mënyre tjetër natyrale dhe më të shëndetshme, e cila i vjen në ndihmë organizmit tonë për të luftuar sëmundjet? Sigurisht që po. Më poshtë po rendisim disa prej ushqimeve që mund t’ju vijnë në ndihmë në këto raste.

 Salmoni: është një ndër ushqimet më të mira të pasura me acide yndyrore omega 3. Sipas ekspertëve këto acide yndyrore ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve inflamatore dhe rrisin sistemin imunitar.

Nenexhiku: mund të përdoret për të lehtësuar dhimbjet e barkut dhe sindromën e zorrës së irrituar.

Farat chia: përdoren për të reduktuar nivelet e kolesterolit të keq.

Xhenxhefili: është në erzë shumë e mirë që ndihmon në tretje. Nëse e merrni në formë çaji, ai do të qetësojë dhimbjet dhe do të reduktojë ndonjë infeksion të mundshëm.

Tërshëra: sipas studimeve vetëm 3 gram tërshërë ndihmon uljen e nivelit të kolesterolit të keq.

Mjalti: ka veti të shkëlqyera kuruese, është anti-inflamataor dhe nëse përzihet me kanellë përbën një antibiotik shumë të fortë.

Fasulet: janë shumë të dobishme për të ulur nivelin e sheqerit në gjak dhe për të kontrolluar nivelet e kolesterolit.

Turshitë: të gjitha perimet të bëra turshi janë shumë të mira për shëndetin. Turshitë kanë veti antibakteriale dhe antifungale.

 

Pin It