Schneider Electric feston 10 vjetorin në Shqipëri, mbështet 10 kopshte në Tiranë

 

Kompania Schneider Electric me rastin e 10 vjetorit të saj në Shqipëri do të mbështes 10 kopshte publike në Tiranë në proces rinovimi ku morën si dhuratë priza dhe çelësa.

Angazhimi i Schneider Electric u realizua duke iu bashkuar nismës së Bashkisë Tiranë, “Adopto një Kopësht”. Kompania vendosi të festojë duke vepruar apo “Celebrate through Action”.

“Jemi të lumtur që jemi operativ në mënyrë të suksesshme me aktivitetin tonë në Shqipëri. Në këto 10 vite jemi krenar të themi se jemi bërë pjesë e komunitetit vendas dhe kemi pasur kënaqësinë t’ju shërbejmë klientëve me zgjidhjet tona, duke ndikuar në përmirësimin cilësor të jetës së tyre. Kjo është ajo që kërkojmë të bëjmë edhe në vitet ardhshme duke vazhduar ta çojmë më tej këtë marrëdhënie”, u shpreh Z.Bojidar Paliakov, drejtor i kompanisë në Shqipëri.

 

Pin It