Kujt i përket dhurata që s’pranohet?

Dikur një luftëtar arrogant kishte shkuar ta vizitonte një samuraj të mençur. “Je një budalla i vjetër. Nuk ke më asnjë forcë dhe mund të të mposhtë me vetëm një goditje” iu ishte drejtuari luftëtari arrogant samurajit.

Por samuraji i vjetër kishte vazhduar me ligjëratat e tij dhe luftëtari kishte mbetur me asgjë!

“Mjeshtër, përse i toleroni ofendimet e tij? Ju është dashur ta sfidonit atë me një ndeshje” i ishte drejtuar një nxënës samurajit të mençur.

Por, me mençurinë e tij, ai i ishte përgjigjur: “Nëse dikush të sjellë një dhuratë dhe nuk e pranon, kujt i përket ajo? Atij që e ka ofruar! E njëjta vlen edhe për ofendimet dhe inatin: nëse refuzoni t’i pranoni, ato do t’i përkasin vetëm atyre që jua kanë ofruar.”

Pin It