Dhuro lodra për fëmijët. “Gjoba” e vecantë në SHBA

1481969327gjobjbojab

Gjoba mund të kthehet në bamirësi. Në Goley, një qytet në verilindje të Teksasit, në SHBA departamenti lokal i policisë ka ndërmarë një nismë të re për gjobat këtë fundvit.

Në vend te gjobës standarde, ata u kërkojnë njerëzve të dhurojnë lodra për policët e departamentit. Këto lodra do të shpërndahen për fëmijët që nuk kanë mundur të marrin dhurata. Shefi i policisë Jason Jordan, ka thënë për Mashable: “Kemi vendosur rreth 100 të tilla. Nuk po bëjmë më shënime në ditët e ardhshme në fletën e gjobës.. Ky plan po funksionon dhe po vijnë shumë dhurata. Kush e merrte me mend se gjobat për parkimin do të ishin kaq festive?

Pin It