Autizmi mund të shkaktohet nga mungesa e një proteine në tru

autizmi-e1427879298968

Sipas një studimi të ri mendohet se autizmi mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave në tru. Rreth një e treta e rasteve besohet të jetë për shkak të mungesës së nSR100, e cila është shumë e rëndësishme për zhvillimin normal të trurit.

Ekspertët tregojnë se kjo mungesë mund të çojë në çrregullime të zhvillimit të trurit.

Hulumtuesit nga Universiteti i Torontos ulën nivelin e proteinave të cilat kontrollonin ndërtimin e qelizave tek minjtë. Ata gjetën se një reduktim i proteinës nSR100 në gjysëm ishte i mjaftueshëm për të shkaktuar sjellje tipike autike. Këto veprime përfshijnë shmangien e ndërveprimeve sociale dhe ndjeshmëri të rritur ndaj zhurmës.

Ky është studimi i dytë i proteinave i bërë nga shkencëtarët kanadez. I pari tregoi se nSR100 ishte i reduktuar në trurin e njerëzve me autizëm. Në studimin e dytë u tregua se nivelet e ulëta të kësaj proteine mund të jenë me të vërtetë shkaktari i autizmit.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se mungesa e vitaminës D në dietën e grave shtatzëna rrit rrezikun e lindjes së fëmijëve autik. Megjithëse për shumicën e njerëzve të diagnostikuar me këtë sëmundje, arsyet pas çrregullimit të tyre mbeten ende të paqarta.

Burimi: Gazeta Shendeti

Pin It