Fundviti, shpërblimi ndahet deri në 28 dhjetor

17121923990_ba6b3b8fe6_b

Pensionistët do të marrin shpërblimin e fundvitit prej 6 mijë lekësh, duke filluar nga data 22 dhjetor. Këtë shpërblim do e marrin rreth 643 mijë pensionistë të kategorive të ndryshme, nga ata qe kanë pension te caktuar para 1993, pensionet sociale, pensionet e parakohshme deri te pensionet e plota të pleqërisë.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të dërgojë listat me emrat e përfituesve tek Posta Shqiptare. Shpërblimi do shpërndahet në bazë të një kalendari të përcaktuar nga Posta Shqiptare, në mënyrë që të shmanget radha e pritjes në sportele.

Këtë fundvit do të marrim 2 mijë lekë shpërblim edhe familjet me ndihmë ekonomike.

“Për pensionistët, qeveria do të vërë në dispozicion fondin më të madh të fundvitit në këto 25 vjet, duke i dhënë çdo njërit dhe çdo njërës prej 643 mijë pensionistëve, 60 mijë lekë [të vjetra]. Kjo është në historikun e kësaj procedure tradicionale edhe shifra më e lartë dhe po ashtu, thuajse e barabartë me shifrën e rritjes së pensionit vitin e ardhshëm. Për herë të parë nuk ka qenë pjesë e këtij momenti të fundvitit, kategoria e personave me aftësi të kufizuar apo e familjeve ndihmë ekonomike. Do të jepet për çdo familje 20 mijë lekë [të vjetra]’, ­ u shpreh kryeministri Edi Rama pak ditë më parë.

Pin It