“A krijoi Zoti çdo gjë që ekziston?”/ Histori motivuese

Profesori i universitetit u bëri studentëve këtë pyetje: “A krijoi Zoti çdo gjë që ekziston?” Një student me guxim u përgjigj: “Po, Zoti krijoi çdo gjë që ekziston.”  “Zoti krijoi çdo gjë?” pyeti edhe njëherë profesori. “Po, profesor.” u përgjigj studenti.

Profesori vazhdoi pastaj: “Nëse Zoti krijoi çdo gjë, atëherë krijoi edhe të keqen. Meqë e keqja ekziston dhe duke marrë parasysh principin që si na përcakton çfarë të punojmë, atëherë Zoti është i keq! Studenti heshti, ndërsa profesori përplot ego konstatoi dhe argumentoi se ekzistenca e Zotit është mit.

Një Student tjetër ngriti dorën dhe kërkoi t’i bëjë një pyetje profesorit. “Natyrisht” u përgjigj profesori . . . Studenti u ngrit dhe tha: “Profesor a ekziston të ftohtët?” “Çfarë pyetje është kjo? Natyrisht që ekziston. A nuk e ke ndjerë kurrë të ftohtë?” Studentët u çuditën në pyetjen e kolegut.

Studenti u përgjigj: “Në realitet profesor, të ftohtët nuk ekziston. Sipas ligjeve të fizikës, atë që ne e mendojmë të ftohtë, në realitet është mungesë e nxehtësisë. Secili trup ose objekt sipas studimeve ka ose transmeton energjinë, ndërsa nxehtësia është ajo që trupi ka ose transmeton energjinë. Zeroja absolute d.m.th. mungesë totale e nxehtësisë, të gjitha gjërat bëhen inerte dhe të paafta për reaksion në këtë temperaturë. Ftohtësia nuk ekziston. Ne e kemi krijuar këtë fjalë që të përshkruajmë si ndihemi nëse nuk kemi nxehtësi.

Studenti vazhdoi më tej: “Profesor a ekziston errësira?” Profesori u përgjigj: “Natyrisht që ekziston.” Studenti vazhdoi: “Përsëri e keni gabim profesor, as errësira nuk ekziston. Errësira në realitet është mungesë e dritës. Dritën mund ta studiojmë, por errësirën jo. Në realitet mund që të zbërthejmë dritën e bardhë në shumë ngjyra dhe të studiojmë gjatësitë e ndryshme valore të dritës në secilën ngjyrë, por nuk mund ta masim errësirën. Rrezja më e rëndomtë e dritës mund të depërtojë në botën e errësirës duke e ndriçuar atë. Si mund ta dini sa është e errët një hapësirë e caktuar? Duke matur sasinë e dritës prezente. A nuk është kjo e saktë? Errësira është term që njerëzit e përdorin që të përshkruajnë çfarë ndodh nëse nuk ka dritë.”

Në fund, studenti pyeti: “Profesor a ekziston e keqja?” Tani pak më i sigurtë, profesori u përgjigj: “Natyrisht siç kam theksuar më parë. E shohim të keqen çdo ditë. Më së shumti në shembujt e përditshëm të njerëzve të panjerëzishëm ndaj të tjerëve… Në krimet dhe dhunën në tërë botën. Këto manifestime nuk janë asgjë përveçse e keqja.”

Por studenti këtë herë u përgjigj: “Profesor, e keqja nuk ekziston, ose së paku nuk ekziston në vete. E keqja thjesht është mosprezenca e Zotit. Ashtu si errësira dhe të ftohtët, që njerëzit i kanë krijuar të përshkruajnë mungesën e Zotit. Zoti nuk e krijoi të keqen. E keqja nuk është si feja dhe dashuria të cilat ekzistojnë ashtu siç ekziston drita dhe nxehtësia. E keqja është pasojë e asaj që ndodh kur në zemrën e njeriut nuk paraqitet dashuria e Zotit. Ashtu si ftohtësia, që e përjetojmë në mungesë nxehtësisë…” Studenti quhej Albert Einstein.

Pin It