Aborigjenia e fundit e Tazmanisë

aborigjenja

Në vitin 1812 lindi në Tokën e Van Diemenit, (kështu njihej ishulli i Tazmanisë në ato kohë), Truganini, vajza e Mangernes, udhëheqësit të ishullit.

Jeta e saj u shenjua nga persekutimi që pësuan aborigjenët e zonës dhe ajo ishte e fundit që i pa njerëzit e saj teksa masakroheshin.

Në fëmijëri ishte dëshmitare e “Luftës së zezë”, por situata e saj nuk do të përmirësohej me kalimin e viteve.

Ishte shoqëruese dhe përkthyese e minionarit kristian George Augustus Robinson gjatë qëndrimit të tij në ishull duke menduar se kjo do ta mbronte nga dhuna.

Lëvizi nga njëri vend në tjetrin, u shndrrua në kristiane, ndërroi emrin dhe më pas u arratis në Melburn, por mbeti gjithmonë e persekutuar. Vdekja e saj në vitin 1876 shënoi zhdukjen e asaj që është konsideruar si aborigjenia e fundit e Tazmanisë.

Megjithatë fatkeqësitë e saj nuk përfunduan këtu, pasi nuk iu respektua as dëshira e fundit për t’ia djegur trupin dhe hiri të hidhej në det, por u varros në një burg grash. Më pas u zhvarros për qëllime shkencore dhe u ekspozua në muze.

Vetëm 100 vjet pas vdekjes së saj, në 1976 iu plotësua amaneti i fundit. Në fund të vitit 2002 “Kolegji Mbretëror i Kirurgëve” në Angli i ktheu Tazmanisë mostra të lëkurës dhe flokë.

Pin It