Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: Në 15 qershor nisin fluturimet e para drejt Vjenës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bën të ditur nisjen e fluturimeve të para nga Tirana drejt Vjenës.

TIA njofton se në datën 15 qershor do të nisin edhe fluturimet e para për në Austri.

Siç bën të ditur TIA, kompania ajrore do të operojë me fluturime 4 herë në javë nga Tirana në Vjenë.

“Tjetër lajm i mirë nga TIA. Austrian Airlines lajmëron fillimin e fluturimeve me 15 Qershor 2020. Kompania do të operojë me fluturime 4 herë në javë Tiranë – Vjenë.⠀Po ringrihemi”, bën të ditur TIA.

Pin It