Kompania kineze bëhet 100% aksionere e aeroportit të Rinasit

tirana-albania-airport-shuttle-service-nene-tereza-rinas

Kompania kineze China Everbright Limited ka marrë në zotërim 100% të kapitalit aksionar të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA). Lajmi u bë publik nga burimet zyrtare të TIA-s, të cilët u shprehën të kënaqur për marrëveshjen.

“Me kënaqësi njoftojmë një epokë ndryshimi me China Everbright Limited,” u shpreh Z. Rolf Castro-Vasquez, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s.

Deri tani aeroporti i vetëm në vend ka patur aksionerë disa kompani gjermane, por tashmë menaxhimi do i kalojë kompanisë ineze me seli në Hong Kong.

“Ortakët tashmë në ikje, AviAlliance, DEG dhe AAEF, si edhe të gjithë punonjësit kanë punuar për zhvillimin e aeroportit dhe me krenari i kanë shërbyer pasagjerëve të tij duke ofruar standarde bashkëkohore. Shpresojmë për zhvillime të mëtejshme me ortakun e ri China Everbright Limited, duke ofruar atë për të cilën kanë nevojë dhe dëshirojnë udhëtarët tanë,” shtoi Drejtori Ekzekutiv i TIA-s.

Pin It