Mbyllet për herë të parë pas 11 viteve parku i lojrave “Disney World”, shkak është bërë uragani vdekjeprurës “Mathew”
Meteorologët e kanë cilësuar “Mathew”-n si një uragan të kategorisë 5, shkalla më e lartë e stuhive. Autoritetet e larta në Xhamajka kanë nisur zhvillimin e mbledhje emergjente për të diskutuar masat që duhen marrë, ndërsa shumë ekspertë thonë se tashmë janë vonë, pasi pritet që uragani të përplaset në brigjet e Xhamajkës të hënën. Pritet që uragani të godasë fillimisht brigjet jugore të ishullit ku gjendet kryeqyteti Kingston dhe industria e përpunimit të naftës.
Ekipet e emergjencës, policia dhe ushtria janë në gjendje gatishmërie, ndërsa ka nisur ndërtimi i qendrave të emergjencës për njerëzit që mund të preken nga stuhia. Paralajmërime për stuhinë e fuqishme janë dhënë edhe në Kolumbi e Haiti, ku gjatë fundjavës pritet të ndihen efektet e stuhisë, por jo e gjithë furia e saj. Presidenti Obama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Florida, dhe tashmë ka nisur shpërngulja e banorëve.