The Guardian: Leximi na bën më jetëgjatë

4710

Studiues nga Universiteti Yale kanë vërejtur një fakt interesant mbi jetëgjatësinë. Sipas tyre leximi ju bën më të zgjuar dhe më jetëgjatë.

Në studim ishin 3.635 persona mbi moshën 50 vjeç dhe i ndau në 3 grupe. Grupi i parë nuk lexonte fare, grupi i dytë lexonte më pak se 3.5 orë në javë, ndërsa grupi i tretë lexonte më shumë se 3.5 orë në javë.

Sipas studimit u vërejt se individët e grupit të dytë kishin 17% më pak shanse për t’u ndarë nga jeta në krahasim me individët e grupit të parë. Ndërsa individët e grupit të tretë kishin rreth 23% më pak gjasa.

Studiuesit thane se kur lexuesit u krahasuan me ata që nuk lexonin në vdekshmërinë 80 %, ata që nuk lexonin jetonin 85 muaj, ndërsa ata që lexonin 108 muaj, duke marrë kështu avantazh mbijetese me 23 muaj.

Studimi tregoi që librat jo vetëm të prezantojnë me ide dhe karaktere interesante por gjithashtu të shtojnë vitet e leximit e të jetës.

Pin It