Bankers: Shitja tek kinezët mbyllet më 31 maj

download

Bankers Petroleum Ltd, kompania që shfrytëzon zonën naftëmbajtëse në Patos Marinëz nëpërmjet një marrëveshje koncesionare me qeverinë shqiptare njoftoi se marrëveshja e shitjes tek kinezët, e Geo Jade, mbyllet me 31 maj. Në një njoftim zyrtar për median Bankers beri me dije se, transaksioni i propozuar ka marrë miratimet e nevojshme nga Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri, Komisioni i Zhvillimit Kombëtar dhe Reformës në Kinë dhe Certifikata e Investimeve të Huaja të Ndërmarrjeve dhënë nga Ministria e Tregtisë së Republikës Popullore të Kinës.
Të dyja palët vazhdojnë të ndjekin ecurinë e miratimeve që nuk janë marrë ende nga Akti i Investimeve në Kanada dhe Administrata Kineze Shtetërore e Këmbimit Valutor.

Bankers njoftoi se do të mbajë mbledhjen e veçantë të aksionerëve  më 31 maj 2016, duke kërkuar miratimin e aksionerëve për marrëveshjen. Nëse miratohet në Mbledhjen e Posaçme, mbyllja e marrëveshjes mbetet në rrugën e duhur për t’u përfunduar në qershor të vitit 2016, në vijim aksionet e Bankers nuk do të tregtohen më në bursën e Torontos dhe në Bursën e Londrës.

Marrëveshja ka marrë miratimin unanim të Bordit të Drejtorëve të Bankers, të cilët kanë rekomanduar që aksionerët të votojnë në favor të tij. Marrëveshja ka mbështetjen e plotë edhe të ekipit menaxhues të Bankers. Por Marrëveshja e shitjes duhet të miratohet nga jo më pak se dy të tretat e aksionerëve të Bankers të pranishëm në Mbledhjen e Posaçme.

 

Pin It