”Aftësi për Punësimin e së Nesërmes”, nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit për projektin

15380322_1860907760788391_1974733493326658895_n-300x200

15390828_1860907517455082_507563050985911659_n-copy-300x200

15400372_1860907797455054_3694492964106663131_n-copy-300x200

 

Në mjediset e ministrisë së kulturës u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për projektin “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes” financuar nga GIZ dhe SIDA, i cili i hap rrugë zbatimit të kursit profesional 6-mujor “Mjeshtëritë dhe teknikat tradicionale në ndërtim.

“Detyra e këtyre mjeshtrave është që t’i japin jetë gurit, drurit dhe çdo materiali që ata prekin”- u shpreh ministrja Kumbaro në nënshkrimin e memorandumit për projektin “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes”.

Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoritë Rajonale të Kulturës të Gjirokastrës,
Beratit dhe Korçës janë partnerët e këtij projekti të ri në aftësimin e profesionistëve te mjeshtërisë së restaurimit.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro, drejtorja ekzekutive e CHwB Albania, Lejla Hadzic, drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani, drejtor i Politikave të Arsimit, Formimit Profesional & Kualifikimeve në MMSR, Albin Gega, si dhe partnerët  që e mbështesin këtë projekt,
Ambasadori i Suedisë,Johan Ndisi dhe zëvendësambasadorja e Gjermanisë, Anke Holstein.

Programi “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes” (APN) është një program shumë i nevojshëm për të aftësuar mjeshtra por edhe praktikantë  të rinj në ndërhyrjet e mirëmbajtjes në ndërtesa të trashëgimisë kulturore. Tregu i sotëm nuk ka njerëz të kualifikuar specifikisht në këtë fushë sa delikate po aq edhe të nevojshme. Mjeshtërit e të ashtuquajturave “Atelie” (institucionet qe merreshin me punimet e mirëmbajtjes dhe ato restauruese para viteve ’90), ende të aftë për punë janë shumë të paktë dhe aftësitë e tyre nuk njihen e vlerësohen në treg. Nga ana tjetër mjeshtritë e vjetra po humbasin pasi nuk ka asnjë program ku të rinjtë të mund të mësojnë nga mjeshtrat me përvojë, gjithashtu kompanitë që sot operojnë në fushën e restaurimit jo gjithmonë kanë të punësuar njerëz të kualifikuar në këtë fushë.

Krahas hapjes për të parën herë të Masterit për Restaurim në bashkëpunim me Universitetin Politeknik, krijimi i një projekti të tillë formimi jo vetëm do të aftësojë kandidatët për ndërhyrje në ndërtesa historike, gjë që do të përmirësojë cilësinë e punimeve në këto objekte, por edhe do të krijojë vende të reja pune për mjeshtrat me eksperiencë, si edhe për praktikantët e rinj që do të kualifikohen në këtë fushë.
Qëllimet kryesore të këtij programi janë ruajtja e mjeshtërive dhe teknikave tradicionale, kualifikimi i personave që operojnë në këtë fushë, rritja e cilësisë së punimeve (sipas standarteve të restaurimit dhe konservimit) si dhe më shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe emigrantët që vendosin të kthehen për të punuar dhe jetuar në Shqipëri.

Pin It