AIDA dhe Dhoma Britanike e Tregtisë forcojnë bashkëpunimin në fushën e investimeve

burse

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Dhoma Britanike e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri (ABCCI) nënshkruan një memorandum për nxitjen e investimeve britanike në vendin tonë dhe përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet ndërkombëtare. Marrëveshja synon forcimin bashkëpunimit dhe krijimin e mundësive të reja në këtë drejtim.

Kreu i AIDA-s Genti Beqiri tha se kjo marrëveshje synon krijimin e një klime pozitive për investimet e huaja në vend, si dhe përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet ndërkombëtare.

Në perputhje me këtë marrëveshje do të organizohen aktivitete të përbashkëta, do të ofrohet shërbimi i përkujdesjes së investitorëve “After Care” dhe do të promovohen mundësitë për bizneset e tjera.

Pin It