Maqedoni, Komisioni shpall VMRO-DPMNE fituese të zgjedhjeve

voto

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë konfirmoi se partia e djathtë VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” është fitues i zgjedhjeve të parakoshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së, Vladimir Gjorçev, falenderoi të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, që morën pjesë në votime, pavarësisht nëse votuan apo jo për ta. Ai e cilësoi fitoren e forces së tij politike si fitore të demokracisë.

“Fitoi demokracia. Fituan qytetarët e Republikës së Maqedonisë, ndërsa mandatar është Nikolla Gruevski. VMRO-DPMNE është partia me numrin më të madh të mandateve. VMRO-DPMNE-ja tregoi para qytetarëve se ky vend vendos në mënyrë të pavarur, qytetarët janë arbitri kryesor dhe qytetarët vendosin se kujt do t’i japin besimin”, tha Gjorçev.

Pin It