Spitali i Shkodrës, në mars 2017 gati salla moderne e reanimacionit

 

operating-room-anesthesia-1

Spitali Rajonal i Shkodrës do të ketë gati një sallë reanimacioni tërësisht moderne në fillim të vitit 2017. Ky spital po rikonstruktohet nga një investim me vlerë 500 milionë lekë, i cili do të përfshijë përmirësimin e mjediseve të shërbimit dhe furnizimin me pajisje mjekësore.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se punimet do të përfundojnë në muajin mars, kur ky shërbim do të jetë tërësisht funksional dhe në dispozicion të pacientëve të Shkodrës.

Investimi synon të rregullojë fluksin e pacientëve në këtë spital dhe të ofrojë një model të ri të shërbimit mjekësor, modern e bashkëkohor. Financimi për këtë restaurim është realizuar pjesërisht nga buxheti i shtetit, financimet e huaja dhe partneriteti publik-privat.

“Është një ndërhyrje e rëndësishme në Reanimacionin Qendror të spitalit rajonal të Shkodrës”, u shpreh Beqaj, duke vënë në dukje se furnizimi i pajisjeve që do të vihen në punë kushtojnë 350 milionë lekë.

Pin It