Si t’i bëjmë perimet të dashura për fëmijët?

dhjet-euml-perimet-m-euml-t-euml-sh-euml-ndetshme_hd

Perimet janë përbërësit kryesor të vakteve ditore. Për fëmijët janë edhe më të rëndësishme pasi kanë vitamina të cilat ju duhen për shëndetin. Por me kalimin e kohës ata fillojnë dhe tëe mos ti duan perimet, duke i lënë jashtë konsumit ditor. Më poshtë do të gjeni disa këshilla sesi ti bëni perimet e ngrënshme.

Ofrojini perime të tjera me vlera ushqyese

Perime ka shumë dhe janë të shumëllojta, ndaj është e pamundur që fëmijës suaj të mos i pëlqejë të paktën një prej tyre. Për shembull nëse është e nevojshme që fëmija të marrë hekurin që ndodhet te spinaqi, por ndërkohë ai nuk e pëlqen, mund t’i ofroni të tjera perime të gjelbra, në të cilat është i pranishëm ky mineral i rëndësishëm, ose duke provuar vazhdimisht me të tjera, derisa të gjeni një që t’i pëlqejë vërtet fëmijës suaj.

Mos e detyroni të hajë me patjetër atë që juve ju duket e shëndetshme

Duhet të kemi parasysh se një fëmijë i shëndetshëm di se si të vetushqehet në mënyrën më të mirë, duke zgjedhur atë për të cilën ka nevojë dhe në sasinë e duhur. Duke e detyruar që të hajë me çdo kusht një perime të caktuar, për shembull kungulleshkat, që neve na duket e shëndetshme, për të mund të mos jetë e shijshme dhe kjo mund të na kushtojë me faktin që ai të heqë dorë nga të tjera perime të ngjashme me të.

Propozojini një perim me shije të ëmbël

Nëse fëmija shfaq një lloj mospëlqimi ndaj një perimeje, atëherë mund t’i propozojmë diçka më të ëmbël, si p.sh. patate, bizele, kungull i njomë, karota, duke i shmangur ato perime që kanë shije më të hidhura.

Zgjidhni perimet shumëngjyrëshe

Ngjyra portokalli e karrotës dhe e kungullit apo e kuqja e domates në sytë e një fëmije janë ngjyra më tërheqëse sesa p.sh. e gjelbra e perimeve të tjera jeshile.

Pin It