Agjërimi është zekati i trupit…

Në një hadith të transmetuar nga Ebu Hurejre r.a, Profeti (s.a.s) ka thënë: “Çdo gjë ka zekatin e vet. Zekati i trupit është mbajtja e agjërimit. Mbajtja e agjërimit është gjysma e durimit!”

[Ibni Maxhe Sijam, 44]

Ndërsa në një hadith tjetër, Profeti (s.a.s) ka thënë: “Agjërimi është gjysma e durimit, kurse pastërtia është gjysma e besimit!”

[Tirmidhi, Daavat, 85; Ibni Maxhe, Sijam, 44; Darimi, Vudu, 2; Ahmed Ibn Hanbel, 4/260]

Pin It