Çfarë të gatuaj sot për iftar?/ Receta Ramazani

 

1. Supë e ftohtë me Kastraveca

 
Përbërësit:
  • 2 lugë gjelle salcë kosi
  • 2 kastraveca
  • 1 gotë ujë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • kripë
  • piper
  • koper
  • vaj ulliri
Përgatitja:
1- Hidhni salcën e kosit dhe kastravecat e prerë në feta të holla në një tas mesatar. Shtoni 1 gotë ujë, pak kripë, piper dhe lëngun e limonit.
2- Bëjini supë krem me një frulator. Shtoni pak kopër dhe vendoseni në frigorifer për 1 orë.
3- Hidheni në një pjatë për servirje dhe shërbejeni me pak vaj ulliri
4- Ju bëftë mirë!

 2. Shishqebap me Pulë të marinuar dhe Erëza

 
Përbërësit:
  • 700 gr gjoks pule
  • trumëz
  • nenexhik
  • limon
  • rozmarinë
  • kripë
  • vaj ulliri
Përgatitja:
1- Për recetën e shishqebabëve me pulë të marinuar, ndajeni në dysh gjoksin e pulës.
2- Grijini 4 erëzat duke marrë 2 lugë të mbushura plot dhe përziejini me 100 gr vaj dhe hidhini sipër pulës. Lërini të marinohen për të paktën 2 orë, duke i rrotulluar herë pas here.
3- Prijeni pulën në 48 copa të holla dhe futini në 8 shkopinj të rozmarinës të pastruar në sythat dhe të futur për pak minuta në ujë që të mos digjen gjatë gatimit.
4- Ngrohni një tigan të përshtatshëm për në furrë, 50 gr vaj me pak kripë.
5- Kullojini nga vaji, por jo nga erëzat mishin e pulës dhe skuqini në flakë të lartë për 2 minuta në çdo anë.
6- Hiqeni yndyrën e skuqjes, dhe futini shishqebabët në 230 °C për 8-10 minuta.

 3. Rizoto me shafran e djath kaçkavall

Përbërësit
  • 100 gr gjalpë
  • 2 gr shafran
  • 1/2 kokrre qepë (e grirë imët)
  • 400 gr oriz për rizoto
  • 150 ml lëng mishi
  • 150 gr djathë kaçkavall
Përgatitja
1- Në një tigan me nxehtësi mesatare skuqni gjalpin dhe qepët. Shtoni orizin dhe trazojini mirë. Shtoni lëngun e mishit dhe i lini të ziejnë. Rregullojini me kripë e piper.
2- Tani shtoni shafranin. I lini të ziejnë rreth 5 minuta. Shtoni pjesën e mbetur të gjalpit dhe djathin e grirë kaçkavall.
3- Pas 3 minutash e hiqni nga zjarri dhe e shërbeni të ngrohtë në një pjatë. Sipër i vendosni shafran.
4- Ju bëftë mirë!

4. Byrek me Pulë dhe Kërpudha

Përbërësit
  • 1 petë sfoliat
  • 200 gr filetë pule
  • 350 gr kërpudha
  • vaj ulliri
  • trumëz
  • kripë
  • piper
Përgatitja:
1- Ndizni furrën dhe ngroheni në 180 gradë.
2- Në një tigan, skuqni copat e pulës të prera në kubikë dhe pasi të marrin ngjyrë shtoni dhe kërpudhat.
3- I lini të gatuhen derisa të marrin ngjyrë dhe shtoni kripë, piper dhe trumëz të freskët.
4- Hapni një petë sfoliat, hidhni përgatitjen në mes, bëjeni role dhe përdridheni brumin duke e zgjatur.
5- Sfoliatën e përgatitur vendoseni në një tavë të lyer me vaj, priteni me thikë nga sipër dhe piqeni ne 180 gradë për 20 minuta.

5. Mocarela me Domate dhe Speca të pjekur në furrë

 
Përbërësit
  • 400 gr domate
  • 300 gr speca të kuq (të pjekur në furrë dhe të qëruar)
  • 450 gr djathë Mocarela (të prerë në feta)
  • vaj ulliri
  • borzilok (gjethe të freskëta)
  • uthull balsamike
  • kripë
  • piper kokërr
Përgatitja
1- Në një pjatancë të madhe vendosim krah njëri-tjetrit domatet dhe specat duke u përpjekur që të duken bukur.
2- Hedhim me lugë pak lëng speci dhe domatesh mbi specat dhe domatet e vendosur në pjatancë.
3- Vendosim gjethet e borzilokut përgjatë specave dhe domateve.
4- Në qendër të pjatancës rregullojmë mocarelën e prerë në mënyrë që pjata të duket bukur.
5- Spërkasim me pak vaj ulliri djathin, domatet dhe specat. Mbi përzierjen e domateve hedhim edhe pak uthull balsamike.
6- Spërkasim pjatën me pak kripë deti dhe piper të zi dhe e shërbejmë.
7- Ju bëftë mirë!

6. Sufle me Çokollatë

 
Përbërësit
  • 5 kokrra vezë
  • 2 lugë sheqer
  • 50 gr miell
  • 50 gr kakao
  • 250 gr çokollatë
  • 100 gr gjalpë
Përgatitja
1- Në një pjatë shtoni vezët, sheqerin, i rrihni mirë dhe ndërkohë shtoni miellin.
2- Shtoni kakaon dhe vazhdoni ta trazoni. Ndërkohë në një tigan shkrini çokollatën, gjalpin dhe ia shtoni masës me miell.
3- Merrni një kupë të rrumbullakët dhe e lyeni me pak gjalpë. Shtoni në të masën me çokollatë dhe e vendosni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë.
4- Pasi të jetë gati e nxirrni dhe sipër i shtoni kakao dhe sheqer pluhur.
5- Ju bëftë mirë!
Pin It