Ai është Mëshiruesi

“Rrahmani – (Mëshiruesi). Ai ia mësoi Kur’anin, e krijoi njeriun.  Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit). Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë. Edhe yjet edhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit). Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi. Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos lëni mangut në peshojë! Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat. Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma me shporta të mbështjella. Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese)…”

Pin It