I mbuluar me mrekulli që në lindje

-Natën e lindjes së Profetit (s.a.s.), pranë nënës së tij, Aminës, ishin edhe nëna e Osman bin Asit dhe Abdurrahman bin Aufit. Që të tria thanë: “Në momentet e lindjes pamë një nur që mbuloi gjithë lindjen dhe perëndimin.”

-Para Islamit, në Qabe kishte qindra idhuj. Shumica e tyre u rrëzuan me kokë poshtë në kohën e lindjes së Profetit, duke u bërë copë-copë. Pallati i mbretit të Persisë, që ishte idhujtar, u trondit aq shumë, sa u shembën 14 shtylla mbajtëse. Deti i vogël i Sahasë u thith nga toka, duke u zhdukur fare. Zjarri i cili ndizej që prej 1000 vjetësh dhe që adhurohej nga njerëzit, natën e lindjes së Profetit tonë u shua i tëri.

-Në moshën e fëmijërisë, kur Profeti (s.a.s.) qëndronte tek dadoja e tij, Halimja, pasuria dhe qumështi i dhive të familjes së saj ishte shtuar shumë. Nga ana tjetër, të gjitha familjet e tjera ishin shumë të varfra. Halimja dhe burri i saj vinin re se si një re i qëndronte mbi kokë Profetit tonë dhe të habitur ua tregonin të gjithëve.

-Muhamedi (s.a.s.) para se të merrte detyrën e Profetit, ishte kthyer nga një udhëtim tregtie bashkë me shërbëtorin e Hatixhes (r.a.), i cili quhej Mejsere.Hatixhja, e cila më vonë martohet me Profetin tonë, shikon dy melekë të cilët i bënin hije mbi kokë atij dhe e tmerruar nga frika, vrapon tek Mejsere për t’ia treguar ato çfarë kishte parë. Kurse Mejsere i thotë: “Unë gjatë gjithë udhëtimit tonë e kam vërejtur diçka të tillë.”

-Sërish para se t’i shpallej profetësia,Muhamedi (s.a.s.) ul nën një pemë për të pushuar. Vendi ku ishte ulur, megjithëse ishte i tharë, menjëherë u mbush me gjelbërim, kurse degët e pemëve iu afruan atij duke i bërë hije.

-Profeti (s.a.s.) kur ishte i vogël rrinte në shtëpinë e xhaxhait të tij, Ebu Talibit. Përveç tij, në shtëpi kishte dhe shumë fëmijë të tjerë. Akoma ishin vitet e thatësirës dhe kur Profeti (s.a.s.) ulej në sofër me ta, të gjithë ngriheshin të ngopur. Kur Profeti nuk ndodhej me ta, ata ngriheshin nga sofra të uritur.

Pin It