Akademia do të ketë buxhet për 2018, Rama i jep 94 milionë lekë

Akademia e Shkencave do të ketë buxhet për vitin e ardhshëm 2018.

Pas vendimit të pak ditëve më parë për reformimin e saj, buxheti i këtij institucioni është aprovuar. Kryeministri Rama në fund të tetorit pat deklaruar se nuk do t’i jepte asnjë qindarkë akademisë së Shkencave nëse ajo nuk do të refomohej. Në komisionin për mediat që u mbajt këtë të mërkurë nga zëvendesministrja e financave Danja Sorensen është zbardhur edhe shuma e buxhetit të shtetit që do t’i akordohet Aakademisë së Shkencave.

Nga 96 milionë lekë të reja që ka marrë një vit më parë nga buxheti i shtetit kjo Akademi, këtë vit do të ketë dy milionë lekë më pak. Pra 94 milionë lekë nga buxheti i shtetit i shkojnë Aakdemisë së Shkencave. Vaso Tole, sekretari i akadmisë deklaroi në emër të isntitucionit se janë dakord me buxhetin. Nga shuma e vitit të kaluar janë hequr honararet e akademikëve./Shqiptarja/

Pin It