Xinxifja, fruti mrekullibërës i përmendur edhe në Kur’an

Xinxifja(Ziziphus jujuba) është një pemë e vogël ose shkurre gjetherënëse që arrin një lartësi prej 5-12 metra, zakonisht me degë me maje të mprehtë. Gjethet janë të gjelbra me shkëlqim, ovale, 2-7 centimetra të gjata, 1-3 centimetra të gjera dhe buzë të dhëmbëzuar imët. Kur është i papjekur ai është i lëmuar e i gjelbër në kafe, ndërsa i pjekur ai ka ngjyrë kafe në të errët dhe me rrudha. Fruti i xinxifes ka një bërthamë të vetme të ngjashme me atë të ullirit. Ky frut i vogël i kuqerremtë, është një ndër frutat që përmendet dhe në Kur’an me emrin “sidr”:

“E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve? Janë nën drunj të pemëve të xinxifeve .  Të bananeve me fruta palë-palë. Nën hije të përhershme.” [Surja Vakia, 27-30]

I cilësuar si frut mrekullibërës, xinxifja ka shumë vlera ushqyese dhe është shumë i dobishëm për shëndetin. Disa nga vlerat ushqyese të tyre janë:

-përmban magnez, kalcium, fosfor dhe hekur,
-përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se çdo agrume tjetër,
-kanë aftësinë për të ulur presionin e gjakut,
-ndihmojnë kundër sëmundjes së mëlçisë,
-pengojnë rritjen e qelizave të tumorit,
-Ekstraktet e saj janë përdorur edhe në produktet e kujdesit të lëkurës për të zvogëluar rrudhat, hidratimin e lëkurës së thatë, dhe për të trajtuar dhimbjet e djegies nga dielli,

-është e armatosur me 18 nga aminoacidet më të rëndësishme, që ndihmojnë në formimin e më shumë se 50.000 proteinave në trup etj.

Pin It