Le të dritësohemi me dritën e tij…ndërsa gjuhët e zemrat tona të gjejnë prehje në leximin e tij!

“O egoja ime e sëmurë! O mohues dhe ti o nxitës tek e keqja dhe shthurja…
Nëse ke mundësi të vrasësh vdekjen dhe të ndalosh zhdukjen e kësaj bote, nëse ke gjetur një mënyrë të eliminosh dobësinë dhe varfërinë nga njerëzimi e ta mbyllësh derën e varrit, na e thuaj e të të dëgjojmë. Përndryshe, hesht! Sepse Kur’ani i mrekullueshëm po lexon universin në xhaminë e madhe të gjithësisë. Le të dëgjojmë atë, le të dritësohemi me dritën e tij, le të punojmë me udhëzimin e tij plot urtësi, ndërsa gjuhët e zemrat tona të gjejnë prehje në leximin e tij!
Po! Fjala është ai.., e fjalë i thonë asaj që është e drejta fjalë, që vjen prej Të Drejtit, që të drejtën flet e që të vërtetën e urtësinë përhap cep më cep…” (Bediuzaman SN)

Pin It