…dhe në shpirt hapen korridore drite…

Shkalla e parë e intuitës së njohjes së Zotit është vështrimi dhe ndjerja e emrave ose atributeve hyjnore që na rrethojnë nga të katër anët dhe udhëtimi në atmosferën mahnitëse të at­ributeve hyjnore pas portës së të fshehtave të hapur me këto shfa­qje. Gjatë këtij udhëtimi, fjalës së udhëtarit të së Vërtetës i pikojnë vazhdimisht drita nga syri dhe veshi, zemra fillon t’ia urdhërojë sjelljet, sjelljet i kthehen në gjuhë që vërtetojnë dhe njoftojnë Zotin dhe kjo gjuhë bëhet pothuaj si një disketë fjalësh të ëmbla dhe, ndërkaq, në ekranin e ndërgjegjes së tij fillojnë të reflektohen drita veç e veç nga e vërteta plot dritë ” te Ai ngji­ten vetëm falët e bukura të cilat i ngjisin aktet e mira”.

Tashmë një shpirt i tillë mbyllet ndaj të gjitha ndjenjave dhe pasioneve të këqija dhe një zemër e tillë kapet pas frymëzimeve që vijnë prej përtej. Kapet dhe, nga një e çarë enigmatike e hapur për shpirtin e tij, hapen korridore drite dhe njeriu arrin kënaqësinë e një soditjeje, nga e cila nuk mendon të ndahet e të kthehet pas.

Pin It