Akullorja e duhur për fëmijën tuaj

 

Akullorja mbetet një prej ëmbëlsirave më të preferuara nga fëmijët. Mirëpo duke qenë një ëmbëlsirë e cila shërbehet e ftohtë, bën që shpesh prindërit të hezitojnë, e ndoshta të mos lejojnë konsumimin e saj nga fëmijët, sidomos tek ata nën moshën 2-vjeçare. Ekspertët na tregojnë se në fakt konsumimi i akullores tek fëmijët nuk përbën asnjë problem. Duke qenë se ajo ka gjithë këta përbërës, mund të konsiderohet si një ushqim i lehtë dhe i tretshëm për fëmijën, e pasur me proteina falë pranisë së qumështit dhe vezës, karbohidrate (falë sheqerit dhe sakarozës), yndyrna, kalcium, fosfor dhe vitamina A, B2 dhe C.

Megjithatë ajo përmban shumë kalori, kështu duhet të evitoni konsumimin e saj para një vakti, por mund ta konsumojë fëmija pas ushqimit. Preferohet ajo artizanale duke qenë se ka brenda saj përbërës më të shëndetshëm për fëmijën, edhe pse akullorja industriale prodhohet konform standarteve të higjienës dhe cilësisë. Akullorja me cilësi më të mirë është ajo kremoze, pra pa përmbajtje copash akulli dhe kokrrash. Fëmija mund të provojë akulloren rreth muajit të 10, duke ofruar ato me shije frutash. Evitoni akulloren me luleshtrydhe dhe çokollatë.

Pin It