Alarmi i shkencëtarëve: Po shkëputet një ajsberg gjigant

gerlach-strait_028

Një ajsberg, që besohet të jetë një prej 10 më të mëdhenjve të regjistruar ndonjëherë, sa Delaueri apo ishulli i Trinidad e Tobagos,  po shkëputet nga Antarktida.

Alarmi vjen nga shkencëtarët e Universitetit të Swansea-t në Uells. Fenomeni është evidentuar edhe gjatë viteve të shkuara, por në dhjetor sipas studiueseve ka pësuar një përshpejtim drastik dhe tani akulli i shkëputur ka një gjatësi prej 80 km.

Ekspertët pohojnë se fenomeni mund të jetë pararendësi i një frakture më të thellë të platformës së Larsen C, një prej treshes që përbëjnë platformën e akullt të pozicionuar në zonën perëndimore të detit Weddell, përgjatë bregdetit lindor të Antarktidës.

Larsen C është rreth 350 metra i trashë dhe lundron në ujerat e skajshëm të Antarktidës perëndimore, duke penguar rrjedhjen e akullnajave të tjera që mbështeten tek ajo. Shkencëtarët mendojnë se ajsbergu do të ndryshojë në mënyrë radikale peizazhin e Antarktidës. 

Pin It