Reshjet e dëborës, vijojnë problemet; bllokohen disa zona të vendit

debore-1-2-696x392

Vala e motit të ftohtë dhe me reshje dëbore që ka përfshirë gjithë vendin ka vazhduar të shkaktojë probleme edhe në orët e mbrëmjes, përveçse në infrastrukturën rrugore edhe në atë të energjisë, furnizimit me ujë të pijshëm, etj.

Gjithësesi, vëmendja është fokusuar tek vështirësitë serioze në qarkullimin rrugor në disa akse të vendit, ku me gjithë punën e pandërprerë të borëpastrueseve disa zona janë bllokuar tërësisht.

Nga informacionet e mbledhura në Drejtorinë e Emergjencave Civile, situata deri në orën 21:15 të mbrëmjes së kësaj të premteje paraqitet e tillë:

QARKU KUKËS
• Në njësinë administrative Topojan e Shishtavec të bashkisë Kukës dhe në njësinë administrative Gjinaj të bashkisë Has, nuk ka energji elektrike.
• Akset rurale të njësisë administrative Gjinaj, bashkia Has, janë bllokuar nga reshjet e dëborës.

QARKU DIBËR
• Aksi rrugor kombëtar Qafë Bualli – Peshkopi, njësia administrative Maqellarë është kthyer në normalitet, e qarkullueshme me zinxhirë.
• Rruga Ura e Çerenecit-Steblevë, është hapur dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.
• Aksi rrugor Peshkopi – Kala e Dodës, qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.
• Në njësinë administrative Baz, Rukaj, Komsi, është rikthyer energjia elektrike.

QARKU LEZHË
• Aksi rrugor Kallmet – Ungrej, bashkia Lezhë, vazhdon të jetë i bllokuar dhe po punohet për hapjen e tij.
• Aksi rrugor Milot–Skuraj, është hapur nga forcat e bashkisë Kurbin dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.
• Akset rrugore rurale të njësive administrative, Fan, Orosh, Selitë dhe Kaçinar, janë bllokuar, po punohet për hapjet e tyre.

QARKU ELBASAN
• Akset rrugore Librazhd-Stëblevë, Lunik – Stëblevë vazhdojnë të jenë të bllokuara, po punohet me mjete borëpastruese për hapjen e tyre.
• Në Njësinë Administrative Labinot Mal është rikthyer energjia elektrike, ndërkohë në Stëblevë energjia mungon për shkak se mjetet e OSHEE nuk mund të kalojnë në këtë aks rrugor sepse rruga është e bllokuar nga dëbora e madhe.
• Njësia Admistrative Kodovjat, bashkia Gramsh, pjesërisht nuk kanë energji fshatrat, Fushës, Zenelas, Kullollas.
• Njësia Administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, fshati Bletëz, Siman, pjesërisht pa energji.
• Njësia Administrative Stëblevë, bashkia Librazhd, fshati, Zabzun, Borovë dhe Fushë Studio nuk kanë energji elektrike.

QARKU KORÇË
• Aksi Pogradec – Qafë Thanë, është i qarkullueshëm pa zinxhirë.
• Aksi Pogradec – Qafë Plloç, është i qarkullueshëm me zinxhirë.
• Aksi Petrushë – Korçë – Dogana Kapshticë, i qarkullueshëm pa zinxhirë.
• Aksi rrugor Zëmlak – Liqenas – Dogana – Goricë, është i qarkullueshëm me zinxirë.
• Aksi Libonik – Lozhanë – Grabovë, i qarkullueshëm me zinxhirë.
• Aksi Korçë – Qafë e Qarit – Ersekë, i qarkullueshëm me zinxhirë.
• Aksi Ersekë – Çarshovë, i qarkullueshëm me zinxhirë.
• Aksi Korçë – Dardhë, i qarkullueshëm me zinxhirë.
• Aksi Korçë – Voskopojë, i qarkullueshëm me zinxhirë.
Energjia elektrike në këto zona është rikthyer.

QARKU VLORË
Pavarësisht nga temperaturat e ulëta qarkullimi i mjeteve bëhet normal. Në zonat malore kanë rënë reshje dëbore, por nuk ka probleme të komunikimit në të gjitha akset rrugore.

Në Qafën e Llogorasë, trashësia e dëborës arrin deri në 4-5 cm. Aksi rrugor është i kalueshëm pa zinxhir. Janë përqendruar mjete, ekskavator dhe borë pastruese, si dhe një sasi e konsiderueshme kripe. Në pikën më të lartë të Qafës së Llogorasë firma kontraktore është në monitorimin e situatës.

QARKU DURRËS
Nga bora e mbrëmshme është zbardhur pothuajse i gjithë territori i këtij qarku. Rrugët e Bashkisë Krujë u mbuluan me shtresa akulli. Ndërhyrjet me makinë borëpastruese dhe hedhja e kripës normalizuan lëvizjen e mjeteve.

Në njësitë administrative të zonave të thella malore, kryesisht të bashkisë Krujë qarkullimi i automjeteve bëhet me vështirësi. Sipas informacioneve të marra nga Ujësjellësi, në mëngjes u konstatua ngrirja e tubacionit në depon nr. 2 për të cilin u morën masat menjëherë dhe nuk u krijuan probleme.

QARKU BERAT
Akset rrugore të fshatrave të njësive administrative si Tomori, Lybesha, Zhitomi, Dodovesi, Plashniku, Terpan  etj.,  janë bllokuar si pasojë e reshjeve të dëborës, duke qenë se janë fshatra në lartësi mbi 1000 m.

Janë marrë masa për zhbllokimin e rrugëve duke hedhur një sasi të konsiderueshme kripe. Bashkia Poliçan ka ofruar ndihma ushqimore, veshmbathje, familjeve në nevojë që ndodhen në zonat e izoluara. Të gjitha strukturat e emergjencave janë angazhuar për zhbllokimin e rrugëve.

Pin It