Aleppo, 3 korridorë për evakuimin e banorëve të kërcënuar nga rebelët, 300.000 njerëz në kushte kritike

6f9a41e9-998f-4678-ae9d-1bea7b478228-2060x1236

Një prej aleatëve më të fuqishëm të Sirisë, Rusia, ka bërë me dije se në qytetin e Aleppos, ku prej muajsh forcat qeveritare po përballen me rebelët, do të hapen tre korridore në mënyrë që të evakuohen banorët.

 

Lajmi u përcoll zyrtarisht nga Ministri i Brendshëm rus, Sergei Shoigu, i cili e cilësoi këtë masë të re një aksion madhor humanitar. Rrugët do të jenë të hapura për t’upërdorurnga qytetarët e thjeshtë ose nga rebelët që do të pranojnë të dorëzojnë armët.

 

Qyteti i Aleppos ka qënë i rrethuar prej shumë kohësh nga forcat qeveritare, të cilat kanë mbyllyr të gjitha korridoret me qëllim që rebelët të mos furnizohen me ushqim, medikamente dhe armatime.

Megjithatë, kjo masë ka prekur edhe qytetarët, të cilët e kanë të pamundur të laroghen. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dërguar vazhdimisht ndihma për banorët, por ato janë bllokuar nga zyrtarët e Sirisë dhe nuk janë lejuar që të mbërrijnë në destinacion.

 

OKB jep alarmin se afro 300.000 njerëz janë në kushte kritike dhe se kanë nevoja të menjëhershme për ndihmë. Një prej problemeve kryesore në këtë vend është uria, ndërkohë që probleme kanë shkarkuar sëmundjet e ndryshme si dhe mungesa e ujit të pijshëm.

 

Ministri i Brendshëm i Rusisë, Sergei Shoigu, i bëri thirrje qytetarëve që të largohen nga qyteti që është kthyer në një fushë betejë midis forcave të Bashar al-Assad dhe rebelëve që e kundërshtojnë atë. Gjatë luftimeve mes palëve kanë humbur jetën mijëra njerëz, mes të cilëve edhe shumë civilë.

Pin It